Mario Balotelli duket se është kthyer në elementin e tij. Italiani shënoi golin e vetëm për Nicen në barazimin 1-1 ndaj Ajaxit në kualifikimet për fazën e grupeve për Ligën e Kampionëve.

Italiani në minutën e 30-të u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër dhe pas dy minutash shënoi golin e epërsisë, shkruan tg.

Ai luajti 70 minuta në këtë takim, por mjaftueshëm për të qenë njeriu i ndeshjes.
Balotelli në sezonin e kaluar ishte një nga më meritorët për suksesin e Nices për të përfunduar në pozitën e tretë në Ligue 1.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: