Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është pranë rikthimit te skuadra e Milanit. Sky Sports Italia raporton se Balotelli pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic.

Kuqezinjtë dëshirojnë ta kenë në skuadër Balotellin në formë huazimi, duke paguar të gjitha shpenzimet e tij për një sezon.

Italiani është transferuar vitin te kaluar te Liverpooli nga skuadra e Milanit për një shumë prej 16 milionë euro, por asnjëherë nuk ka arritur të tregojë formën e tij të vërtetë te skuadra nga Anfield. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: