TIRANE- Nismës së bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” i janë bashkuar së fundmi edhe futbollistët e KF TIRANES dhe FK PARTIZANIT, bashkë me komentatorin Dritan Shakohoxha. Sportistët kanë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë, duke i ardhur në ndihmë dhjetëra banorëve.

“Derbi i Bamirësisë, Bamirësia nuk të varfëron”, shkruhet në rrjetin sociale të kësaj nisme, bashkangjitur edhe me disa foto të publikuara.

Edhe emisioni “Njerëz në Fokus” do të trajtojë këtë të hënë këtë tematikë kaq të ndjeshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: