Basketbollisti me origjinë boshnjake, Alen Omiç, nuk u prit mirë të premten në mbrëmje nga një pjesë e tifozëve të Crvena Zvezda-s, në ndeshjen kundër Olimpiakos-it për Euroligën.

“Delije”, grupimi i tifozëve të zjarrtë serb të Crvena Zvezda-s, shpalosën një banderolë raciste ku thuhej: “Shqiptarët, kroatët, boshnjakët, nuk janë vëllezërit tanë”.

Pavarësisht se një pjesë e tifozëve serb dolën kundër dhe më pas pati reagime nga qytetarët beogradas, Euroliga e Basketbollit ka nisur një hetim disiplonor ndaj skuadrës serbe Ylli i Kuq për racizëm dhe homofobi.

Në pritje të vendimit, vetë basketbollisti boshnjak nëpërmjet një statusi në “instagram” ka reaguar duke shkruar: “Kushdo që luan me Crvena Zvezdan dhe tifozët e saj janë vëllezërit e mi përgjithmonë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb