Të paktën 12 vetë janë vrarë në Bangladesh të dielën, ndërsa vendi voton në zgjedhjet e përgjithshme.

Rezultatet fillestare tregojnë se partia e kryeministres Sheikh Hasina Lidhja Awami, ka një epërsi të qartë. Por kundërshtarët kanë bërë kritika për presion ndaj votuesve dhe parregullsi në zgjedhje.

Udhëheqësi i aleancës së opozitës, Kamal Hossain i quajti zgjedhjet e së dielës, “një farsë” dhe tha se rezultatet nuk do të pranohen.

Dhuna mes partive në pushtet dhe të opozitës, që shoqëroi fushatat zgjedhore vazhdoi deri ditën e votimit, megjithë masat e rrepta të sigurisë në gjithë vendin, përfshirë 600 mijë trupa dhe forca të tjera sigurie që i dislokuan në gjithë vendin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: