Banka Qendrore Amerikane po vendos një sërë kufizimesh të reja mbi investimet që mund të bëjnë zyrtarët e saj, në përgjigje të disa transaksioneve të dyshimta të bëra kohët e fundit që detyruan dy zyrtarë të lartë të këtij institucioni të jepnin dorëheqjen.

Banka Qëndrore apo Rezerva Federale siç njihet ajo në SHBA, njoftoi të enjten se politikëbërësit dhe stafi i lartë drejtues do të ndalohen të investojnë në tregjet e aksioneve dhe bonot individuale.

Ata gjithashtu do të duhet të bëjnë një njoftim paraprak prej 45 ditësh për çdo shitblerje dhe të marrin miratimin paraprak nga zyra e etikës. Zyrtarët e Rezervës Federale do të duhet gjithashtu të mbajnë të pandryshuara investimet e tyre për të paktën një vit./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb