TIRANE

Ashtu si një ditë më parë, edhe gjatë pasdites së sotme, banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë po protestojnë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.

Banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se i kanë banesat e tyre në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

“Kur të na vrasin neve, atëherë le të bëjnë atë që kanë nisur. Do bëhemi lugetër edhe do i mbysim. Qeveria po tallet me ne. Nuk tërhiqemi”- shprehen qytetarët.

Banorët e kundërshtojnë projektin se sipas tyre është zgjeruar përtej përmasave të projektit fillestar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb