Banorët e fshatit Lumas në rrethin e Kuçovës kanë dalë sërish edhe sot në protestë. Ata janë mbledhur në qendër të fshatit dhe kanë protestuar kundër marrjes së ujit të burimit të Sinecit për një projekt të bashkisë Kuçovë,me pretentimin për të ndërtuar një ujësjellës pêr furnizimin e disa fshatrave.

Banorët shprehen se ata do të lejojnë vazhdimin e punimeve nê këtë zonë dhe shfrytëzimin e të vetmit burim natyror, siç eshtë burimi i Sinecit. Sipas banorëve, devijimi i ujit të burimit të Sinecit do ti lërë ata pa ujë dhe do të thajë tërësisht tokat bujqësore,pasi banorët e kanë përdorur prej shekujsh këtë burim për të vaditur tokat bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët.

Banorët shprehen se projekti që do të ndërtohet aty nuk është gjë tjetër veçse një projekt korruptiv, jo për të ndërtuar ujësjellës por për ta përdorur ujin e burimit të Sinecit për tregtim me bidona pasi-siç pohojnë vetë ata-të gjitha fshatrat e kësaj komune nuk kanë nungesë uji.

Pas shumë protestave të kryera,banorët e Lumasit kanë vendosur të ndërmarrin tashmë veprime ligjore, për të hedhur në gjyq bashkinë e Kuçovës. Për këtë arsye, ata kanë përgatitur edhe kallzimin pêr bashkinë, të cilit i kanë bashkangjitur edhe një peticion që është firmosur sot nga të gjithë banorët.

Në lidhje me këto protesta, bashkia e Kuçovës ka deklaron më herët se,me ujin e këtij burimi do të ndërtohet një ujësjellës që do të furnizojë 5 fshatra të kësaj bashkie.

Uji i burimit të Sinecit përdoret si ujë komunal për 4 fshatra të komunës së Lumasit dhe me këtë burim vaditen 150 ha tokë bujqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb