Fshati Shtrezë në njësinë administrative Shishtavec vijon të përballet me mungesën e infrastrukturës rrugore që e lidh me rrugën nacionale Shishtavec–Kukës. Prej vitesh banoret janë lënë në harresë, ndërsa segmenti prej rreth 600 metrash është i amortizuar dhe nuk ka njohur asnjë investim.
Muhedin Gjuta shprehet se Bashkia se mungesën e ndërhyrjes e arsyeton me faktin se segmenti konsiderohet jashtë standardeve ligjore.

Një tjetër shqetësim për banorët është edhe ura e amortizuar e lagjes Gjuta, e cila, sipas përfaqësuesit të lagjes, përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu duke vështirësuar lëvizjen dhe duke rritur rrezikun për banorët.
Mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e shumë familjeve nga fshati që aktualisht banohet nga 20 familje.
