TIRANË

Kanë 30 vite që luten për një rrugë me asfalt, dhe po aq vite që marrin premtime se rruga do të bëhet një ditë. Janë mbi 300 familje në zonën e Shkozës  që detyrohet të përdorin cdo ditë rrugën tejet të ngushtë e me gropa ku nuk të zë syri një centimetër asfalt.

Banorët thonë se në dimër rruga bëhet e pakalueshme nga balta dhe uji dhe se ata që e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël. Por rruga është vetëm një nga shumë halle që kanë banorët. E gjithë lagja nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, e aq më pak ndricim e gjelbërim.

Një vit më parë investimi rrugor I bashkisë Tiranë u shtri deri në një pikë e mandej punimet u ndërprenë afër 300 metra larg familjeve që sot protestojnë.

Banorët thonë se situata nuk ka ndryshuar për mirë edhe pas ankesave të shumta dërguar bashkisë madje edhe portalit të bashkëqeverisjes.

Erjon Skëndaj

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb