Është mbyllur me shifrat e barabarta 3-3 sfida mes Fiorentinës dhe Interit e vlefshme për javën e  25-të të Serisë A. Një barazim ekstrem teksa seria e golave u hap në sekondën e 17-të nga Simeone dhe u mbyll në minutën e 100-të nga Veretu.

Inter

Pjesa e parë përfundoi me triumfin 1-2 të zikaltërve, ndërkohë që në të dytën Interi trefishoi rezultatin me Perisiç. Pavarësisht disavantazhit, vendasit nuk u dorëzuan dhe në fund arritën të dilnin nga fusha me një pikë, falë penalltisë të akorduar me VAR pas prekjes me dorë të Dambrosios. Plot 3 minuta ankth dhe në fund gjyqtari vendos për 11-metërsh!

Me barazimin e sotëm, lufta për një vend që të çon në Champions është bërë tepër e ashpër, teksa diferenca mes Interit të vendit të 3-të dhe Romës së vendit të 5-të është ngushtuar me 3 pikë.

FIORENTINA-INTER 3-3

Simeone 1′, Muriel 74′, Veretut 90+10′ / Vesino 6′, Politano 40′, Perisiç 52′ (p)

FORMACIONET ZYRTARE:

FiorentinaLafont; Laurini, Çeçerini, Vitor Hugo, Biraghi; Benasi, Edmilson Fernandes, Veretout; Gerson, Simeone, Kieza.

Inter: Handanovic; Dambrosio, De Vrij, Shkrinjar, Dalbert; Vesino, Brozoviç; Politano, Naingolan, Perisiç, Lautaro Martinez./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb