Laçi barazoi 0-0 me Iskran në Elbasan Arena. Pas takimit të parë të turit të parë të Conference League, për mediat u ndal trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro. Tekniku i njohur foli pë rastin e penalltisë së mohuar, ku shprehu bindjen se arbitri ka gabuar me atë vendim.

“Nemi pasur vështirësi në finalizim, edhe pse erdhi edhe si një rezultat i mbrojtjes kundërshtare me shumë forca. Nëse nuk shënon në këto situate, loja vështirësohet akoma më shumë.

Penalltia- M’u duk totalisht një 11 metërsh, nuk e di se si e ka parë gjyqtari, por janë këto momente që zgjidhin situatën. Për mua ishte penallti. Si Spahiu dhe Ujka kanë bërë ndeshje të mira. Dëmtimi i Spahiut është i lehtë, nga bllokimi.

Ne dominuam, qarkulluam topin. Qato na u dëmtua në momentet e fundit, por të dy lojtarët që ishin në fushë bënë ndeshje të mira. Do të ishte pozitive të merrnim fitoren, por ne do të tentojmë në maksimum, sepse kemi kualitetet e duhura për ndeshjen jashtë” – tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb