TIRANE- Një biznesmen në Tiranë ka mbetur i lënduar, pasi persona ende të paidentifikuar e kanë dhunuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, (restorante dhe fast-foode), ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Gjatë dëshmisë së tij, që është siguruar nga Bezat, biznesmeni tha se 4-5 persona i kishin zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas ata e kanë dhunuar. Fill pas ngjarjes, Zoga është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se më herët biznesmeni ka denoncuar kërcënimet ndaj tij, por çështja u pushua nga prokuroria. ‘BalkanWeb’ mëson se për ngjarjen e sotme, biznesmeni nuk ka bërë denoncim në polici.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb