Në ndeshjen e “Legjendave” midis Barcelonës dhe Real Madrid, kanë fituar katalanasit me rezultat 3-2. Nuk është fjalë për El Clasicon e fundit, por për ndeshjen mes legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit. Ndeshja u zhvillua në Bejrut të Libisë në një stadium të mbushur plotë. Për Barcelonën luanin lojtarë si Ronaldinho, Edgar Davids, Gaizka Mendieta, Sabrosa Simao, Ludovic Giuly e Eric Abidal. Për Real Madrid mungonin emrat e mëdhenj, por që nuk munguan Nicolas Anelka e Fernando Morientes.
Ajo që i mahniti të gjithë ishte paraqitja fantastike e Ronaldinhos që dha tre asiste, i cili na rikujton kohërat e vjetra, kur bënte ligjin në futboll.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: