Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Atletiko Bilbaos në “Kamp Nou”. Katalanasit kanë bombarduar portën e miqve 6 herë duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërsulmi.

Atletiko e nis që në minutën e 5′ me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Morenos. Dy minuta më pas Messi konverton 11-metërshin në gol, i ndjekur nga Nejmar, i cili realizon në minutën e 31′ golin e dytë për skuadrën.

Në fraksionin e dytë shpërthen Suarez. Sulmuesi uruguajan shënon një tripletë fantastike, ku sëbashku me golin e Rakitiç gjashtë-fishojnë shifrat.

Me këtë fitore djemtë e Enrikes pozicionohen në vendin e dytë me 45 pikë, dy më shumë se Reali i vendit të tretë, dhe dy më pak se kryesuesi Atletiko Madrid.

(m.k/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: