Deklaratat e dashurisë nuk mjaftojnë. Lautaro Martinez nuk ka humbur asnjë rast për të shprehur besnikërinë e tij ndaj Inter, por në klubin zilkaltër nuk duan të kapen në befasi. Sulmuesi argjentinas ka hyrë në orbitën e Barcelonës dhe Lionel Messi po shtyn katalunjasit të marrin shërbimet e patriotit të tij.

Dc9156bcebd63b5261e985aa88af223b
Dc9156bcebd63b5261e985aa88af223b

Sipas mediave spanjolle, në fund të sezonit Barcelona do të paraqitet me një ofertë zyrtare, cila vështirë se mund të refuzohet nga Lautaro Martinez. Për këtë arsye, tek Inter janë vënë në lëvizje për të patur gati një alternativë në rast se sulmuesi do të largohet drejt La Liga. Në mediat italiane kanë dalë emrat e parë, por tre janë më të preferuarit.

Nintchdbpict000565201221 E1582612695340 Scaled
Nintchdbpict000565201221 E1582612695340 Scaled

I pari është Timo Werner, por gjermani që luan me Leipzig kërkohet edhe nga Liverpool. Për këtë arsye, zikaltërit kanë pak gjasa të fitojnë garën në merkato. Një tjetër opsion mban emrin e Pierre-Aymeric Aubameyang, që do të largohet nga Arsenal në fund të sezonit.

164857
164857

Edhe i preferuari i tretë në listën e Inter vjen nga Premier League. Bëhet fjalë për Anthony Martial, sulmuesi francez i Manchester United, që gjithashtu mendon të ndryshojë ambjent.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb