Ishte objektivi më i rëndësishëm në merkaton e dimrit, por Inter duhet të harrojë Arturo Vidal. Rikthimi i mesfushorit kilien dukej shumë pranë, pas përplasjes së tij me Barcelonën si pasojë e bonuseve financiarë që klubi refuzon të paguajë. Situata ka ndryshuar shumë shpejt. Në fillim ishin lojtarët me Lione Messi në krye, që kërkuan me ngulm ëndrimin e Vidal, ndërsa tani vetë trajneri Ernesto Valverde e ka laruar atë nga merkato. “Ai ka një kontratë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës”, është shprehur tekniku i skuadrës katalunjase, duke shuar përfundimisht shpresat e Inter.

Eriksen
Eriksen

Gjithsesi, klubi zikaltër nuk është pa alternativa. Me sfumimin e pistës Vidal, të gjitha energjitë do të spostohen te Kristian Eriksen. Tratativat janë në hapat e parë, por kryesuesit e Serie A kanë në favorin e tyre dëshirën e vetë futbollistit danez që kërkon të largohet nga Tottenham.

Sandro Tonali
Sandro Tonali

Ndërkohë, sipas mediave italiane, Inter është kthyer sërish në garë për të marrë shërbimet e Sandro Tonali. I konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian, mesfushori që cilësohet si pasardhësi i Andrea Pirlo ndiqet prej kohësh edhe nga Juventus.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb