Barcelona është kthyer bindshëm në merkato. Klubi katalunjas kërkon një zëvendësues për Luis Suarez. Sulmuesi ka mbyllur përpara kohe sezonin, pasi dëmtimi i fundit i shoqëruar me ndërhyrjen kirurgjikale do ta lerë atë jashtë fushës së lojës për të paktën katër muaj. Në këtë mënyrë, drejtuesit “blaugrana” po studiojnë të gjitha mundësitë në këtë sesion të tregut të transferimeve. Lista është shumë e gjatë, por mediat katalunjase kanë zbuluar tre favoritët kryesorë.

071142983 5a12569a 91bc 4442 B82c B2c454563f6e
071142983 5a12569a 91bc 4442 B82c B2c454563f6e

Pierre-Emerick Aubameyang qëndron në krye të deshirave të Barcelonës. Palët kanë qenë afër edhe në të shkuarën, por tani transferimi i futbollistit 30-vjeçar mund të finalizohet për shkak të nevojës emergjente të kampionëve spanjollë. Aubamejang mund të jetë një zgjigje e përkohshme, ndërsa te Barcelona kanë në tavolinë edhe “CV” e dy sulmuesëve që do të garantonin për një kohë të gjatë.

071143061 4c235db4 A90b 4f73 Acac 0e112be44eb8
071143061 4c235db4 A90b 4f73 Acac 0e112be44eb8

I pari është në La Liga, pasi bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares spanjolle Rodrigo. Sulmuesi i Valencia e njeh shumë mirë kampionatin dhe prej kohësh kërkon të largohet nga “Mestalla”. Një tjetër skenar i mundshëm, transferon në ‘Camp Nou” Timo Werner. Sulmuesi I kombëtares gjermane është më i riu në moshë, teksa do të thoshte një investim për të ardhmen. Por gara për të është shumë e fortë, pasi klube të tjerë të mëdhenj të Europës kërkojnë shërbimet e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb