Markato e Barcelonës në këtë kohë është e fokusuar në dy emra në emra në veçanti, Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic. Në të dy rastet duket se klubi blaugrana ka marrë pëlqimin e lojtarëve ndërsa mbetet për tu gjetur akordi me klubet. Juventus është i gatshëm të futet në negociata me Barcelonën për Pjanic ku si shkëmbim preferon të përfshihen Arthur ose Dembele. Sulmuesi francez është një risi në këtë tratative, lajm ky i bërë publik nga “Mundo Deportivo”.

Mundo
Mundo

Sipas të përditshmes spanjolle, “Zonja e Vjetër”, ka kërkuar informacion mbi sulmuesin francez pasi ka marrë një refuzim të prerë nga Arthur. Pavarësisht se është i dëmtuar, Dembele mbetet një nga lojtarët më të kërkuar nga pjesa më e madhe e klubeve europiane, kjo falë aftësive të tij teknike. Duke parët kushtet e tij fizike, por dhe çmimin në tregun e transferimeve, Dembele në çdo rast do të përfaqësonte një transferim në formë huazimi, kjo pasi objektivi i vërtetë i Paratici mbetet mesfushori brazilian. Arthur është profili i lojtarit që Sarri preferon, ende nuk ka mbushur 24-vjeç, një lojtar me të ardhme që do freskonte një repart të vjetër në moshë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb