Në këtë periudhë karantine, Barcelona ka provuar për të çuar përpara tratativën për shkurtimin e pagave të lojtarëve, lidhur me pasojat ekonomike të krizës që solli koronavirusi. Skuadra është shprehur parimisht dakort për të biseduar, por, sipas asaj që raporton “Marca”, propozimi i parë që do të bëjë klubi, do të refuzohet nga lojtarët.

Ndonëse janë të vetëdijshëm për situatën dhe që duhet marrë masa të veçanta, lojtarët nuk janë aspak të bindur nga akordi që u ka propozuar klubi dhe kanë kërkuar kohë për të kthyer përgjigjen e tyre, që sipas të gjitha gjasave, do të jetë negative.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb