SPANJA

Barcelona kërkon të përmirësojë diçka në ekip pas një vere dramatike. Largimi i Messit, borxhet dhe bilancet po e shpërfyryrojnë ekipin katalanas deri në pikën që i kërkon lojtarëve të pranojnë uljen e pagave.

Objektivi më i fundit është transferimi i Edison Cavanit nga Manchester United. Duket si e pamundur, por Barcelonës i duhet një sulmues kryesor që ka eksperiencë dhe shënon gola, ndërsa nga ana tjetër Cavanit me transferimin e Ronaldos në “Old Trafford’’ i janë mbyllur shanset e formacionit.

Nga ana tjetër Barcelona ka larguar Ilaix Moriba drejt Leipzig për 15-20 milion euro ndërsa Pjaniç duket se do të mbetet blaugran.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb