Barcelonës nuk i bëjnë derman as blerjet e reja. Ekipi i drejtuar nga Xavi barazoi 0-0 me Rayo Vallecanon e Ivan Balliut, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Edhe pse gjigandët e La Liga do luanin me blerjet e reja si Raphinha, Leëandoëski apo Christensen, sërish do ishte e pamundur fitorja.

Mysafirët do tregoheshin të rrezikshëm në fundin e pjesës së parë me Alvaro Garcia, por Ter Stegen do gjendej në vendin dhe kohën e duhur.

Në minutën e 82-të, Leëandoëski do kishte një mundësi të mirë, gjithsesi s’do mund të tregohej i saktë.

Katalanasit do e mbyllnin ndeshjen me një lojtar më pak, pasi në fund Busquets do merrte kartonin e dytë të verdhë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: