Me moton, “T’i kthejmë rininë Shkodrës”, kandidati i PD Bardh Spahia zhvilloi një bisede online me të rinj të talentuar shkodrane, që janë larguar nga vendi, sipas tij për shkak të keqqeverisjes 8-vjecare të Edi Ramës.

“Korrupsion, kriminalitet, ryshfet, mungesë meritokracie, shteti ka fytyrën e Edi Ramës, prandaj duhet ndryshim”,- kane qenë fjalët e të gjithë rinjve shkodranë, pjese e një bashkëbisedimi të gjate me kandidatin e PD për qarkun Shkodër, Bardh Spahia.

Ai bëri përgjegjëse qeverinë për dështimin e votimit elektronik, që u hoqi mundësinë të rinjve të larguar të votojnë nga atje ku jetojnë. “Duke mos ju regjistruar, Edi Rama ju hoqi të drejtën kushtetuese të votës”,- tha Bardh Spahia, por ai ftoi të rinjtë që në 25 Prill të kthehen për të votuar dhe për t’u bërë pjesë e ndryshimit.
“Nesër në qeverisje, ne do të bëjmë të mundur jo vetëm votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë vendit, por kemi objektiv të kthejmë në atdhe rininë, duke u siguruar punë përmes vlerave dhe meritës së gjithsecilit. PD ka një program serioz për familjen, për rininë, për ekonominë, për rikthimin e shpresës e në mënyrë të veçantë për afrimin e Shqipërisë me BE”,- tha Bardh Spahia me të rinjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb