Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku gjatë vizitës ne Romë, zhvilluan një takim të përbashkët me Kryetarin e Komisionit të Përhershëm për Çështjet e Jashtme dhe të Komunitetit, Z. Giulio Tremonti, dhe Kryetarin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Z. Alessandro Giglio Vigna.
Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, i cili, sipas Partisë Demokratike, duhet të bazohet në reforma konkrete dhe të matshme. Gjithashtu u nënvizua se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon institucione funksionale, sundim të ligjit, zgjedhje të lira, si dhe luftë efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Postimi i Plotë:
Dhoma e Deputetëve, Itali | 🇦🇱🤝🇮🇹 Takim i përbashkët me Kryetarin e Komisionit të Përhershëm për Çështjet e Jashtme dhe të Komunitetit, Z. Giulio Tremonti, dhe Kryetarin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Z. Alessandro Giglio Vigna.
Partia Demokratike beson se procesi i integrimit i përket qytetarëve shqiptarë dhe kërkon reforma reale, të matshme dhe gjithëpërfshirëse. 🇮🇹🇦🇱🇪🇺
Rruga europiane 🇪🇺 e Shqipërisë nuk është një proces formal dhe as një ushtrim retorik. Është një test real për funksionimin e institucioneve, për zbatimin e ligjit dhe për cilësinë e demokracisë. Zgjedhjet e lira e të ndershme, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut, qëndrojnë në themel të këtij procesi.
