Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës.

Bardhi u shpreh se modeli KAYO i Ermal Raketës po projektohet edhe në shëndetësi.  Tha se po përgatitet tender million euro për mikun e Edi Ramës dhe në sektorin e shëndetësisë.

Bardhi u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer thjesht në kartonë, që ngrenë duart, sipas asaj që do kryeministri.

Gazment Bardhi: Modeli KAYO i Ermal raketës po projektohet dhe për shëndetësinë. Një shoqëri e re, që do të ketë në dorë miliardat e eurove të shëndetësisë. Një model ky që ndodh, kur shqiptarët paguajnë më shumë se çdo vend tjetër i Europës për shërbimet shëndetësore. Tani doni të vidhni sërish me miq të rinj të Edi Ramës.

Largimi i Salës është për t’u përshëndetur, por jo heshtja e saj. Ka takime që të hyhet në kontakt me një shtetas izraelit. Një tjetër mik do të marrë tenderin e radhës. Rama bën pazarin, qeveria përgatit ligjin dhe ky ligj është në favor të privatit. Keni djegur shpresat e të ardhmes. Ju po mbroni Ballukun dhe nuk doni t’ja dini për integrimin. Shqipëria është kthyer në vendin e ligjit të xhunglës. Kryeministri ka plane vjedhjeje dhe ju veç nxirrni kartonët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb