Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk është kursyer ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka mandat antikushtetues.

Ai tha se Xhaçka ka frikë nga Gjykata Kushtetuese.

“Ju ka zënë halli i madh, as nuk dini ca bëni as ça shpinfi. Ta vendosë drejtësia, pse fshiheni kaq shumë? E ka thënë Gjykata Kushtetuese. E zeza mbi të bardhë. Mandati dhe papajtueshmërinë e mandatit e ka thënë Kushtetuesja. Ti gënjen nga frika. Se e di që mandatin e ke antikushtetues, të paligjshëm. Ditën që ky Kuvend gris vendimet për hatrin tënd dhe të burrit tuaj, ky nuk është më Kuvendi, por katundi i Edi Ramës dhe Nikollës.”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: