TIRANE

Për Bardhin, java e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e vështirë. i pranishëm sot mes të eliminuarve të tjerë të BBV, së bashku me Sarën, Bardhi tha se ndihet i shokuar nga ato çfarë ka lexuar për partneren e tij.

“Ishte tejet e sikletshme, jam ndier shumë keq me mënyrën si dola, me komentet, si shkova në shtëpi. E rëndësishme është që nëna është mirë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur. Ishte një javë e vështirë, sepse i pashë edhe kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, si ishte gjykuar për e pamoralshme… Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë…”,- deklaroi Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: