Kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar para gazetarëve në konferencën për shtyp dy detyrat e opozitës në situatën me COVID-19.

Basha thotë se opozita ka detyrë të ndërgjegjësojë qytetarët si dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë për të zbatuar masat.

Ai kujton se që në mars ka propozuar masat, si dhe ato të 5 javëve më parë.

”Falenderoj që ke ardhur, shpresoj ta vijojmë këtë komunikim. Duhet sensibilizim, detyrë e opozitës, sensibilizim i njerëzve, aq sa mund të jetë e mundur, dhe ushtrimi i presionit që qeveria të marrë masat. Ju e dini si e trajton situatën qeveria. Kemi propozuar që në mars dhe 5 javë më parë. ”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb