TIRANË- Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Basha ka publikuar në profilin e tij në Facebook dy foto që sipas tij janë marrë nga fshati i Tahirit, në zonën e Gusmarit. Basha e akuzon ministrin si protektor të bandave më të rrezikshme të narko-trafikut.

“Ja parcelat me drogë nën mbrojtjen e Sajmir Tahirit, të fotografuara dje në zonën e Gusmarit, fshatit të tij. Ministri i Brendshëm, protektori i bandave më të rrezikshme të narkotrafikut në vend”, shkruan Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: