TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dha fund sot, ankthit të pritjes së një kandidati për Bashkinë e Durrësit. Kryedemokrati zyrtarizoi emrin e Grida Dumës si përfaqësuesen e të djathtës në këto zgjedhje. Basha nuk ia besoi Agron Dukës këtë bashki, kandidati i propozuar nga Partia Republikane.

Por duket se për këtë lëvizje Basha ka siguruar mbështetjen e republikanëve. Mësohet se Partia Republikane ka vendosur të qendrojë me aleatin e saj historik në këto zgjedhje. PD-PR kanë aritur sot marrëveshjen për tu përfaqësuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhejt vendore, pavarësisht mos kandidimit të Dukës në Durrës.

BASHA: OFERTA JONE E RE, GRIDA DUMA, PER DURRESIN LIND SHPRESA
Gjatë fjalës së tij, teksa zyrtarizoi zonjën Duma në krye të Bashkisë së Durrësit, Lulzim Basha tha se kjo është kandidatura për një qytet modern, se kjo është oferta e re. Shpresa lind nga Durrësi me Grida Dumën, ka Basha ndër të tjera ndërsa nuk i kuerseu superlativat për të zgjedhurën e tij.

“Ditë e bukur për demokratët, mbështësit e tyre dhe aleatët tanë, është dita kur shpallim kandidaturën tonë, të qytetarëve për një Durrës qytetar, evropian dhe modern. Një ofertë të re se koha nuk pret më…,të djathtë e të majtë në Durrës janë të pakënaqur me situatën. Ndryshimi vjen përmes ofertës së re, vjen përmes bashkimit të kontributeve më të mira…, reputacionit më të mirë
të bijve dhe bijave më të mira të Durrësit…, për të shpëtuar Durrësin nga dara e mjerimit, arrogancës, pamundësisë, eksodit që ka ardhur si e vetmja ofertë e Ramës dhe Metës dhe përfaqësuesit të tij, këtu në Durrës. Por zgjedhja e PD dhe aleatëve tanë pa asnjë rezervë shkon tek një titull tek një vajzë Durrësi, nënë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve të një intelektuale të kalibrit europian, akademike, studiues edhe politikane e dashur nga e gjithë shqiptarët administratore e shkëlqyer, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Durrësit Grida Duma”­ tha Basha.

Më tej, Basha vlerësoi edhe figurën e Agron Dukës.
“Patëm edhe një kandidaturë dinjitoze të PR, që është Agron Duka. Duke vlerësuar maksimalisht dhe me pozitivitet ofrimin e figurës së tij dhe vlerësuar bashkimin pa rezervë dhe të fuqishëm në mbështetje te Dumës si një garanci shtesë për një fitore të thellë në Durrës, dua të siguroj të gjithë mbështetësit tanë se gara që na pret s’ka për qëllim fitoren e PD, opozitës, por ka qëllim fitoren e çdo qytetari të Bashkisë së re të Durrësit, mirëqenien e çdo qytetari të Bashkisë së re të Durrësit. Shpëtimin e Durrësit nga dara e mjerimit dhe kthimin e shpresës që lind nga Durrësi me Grida Dumën”­ tha Basha.

DUMA: DO KTHEJMË FITOREN QË DURRËSI MERITON
Kandidatja Duma, gjatë prezantimit të saj para mediave, nuk e ka fshehur kënaqësinë për besimin që iu dha nga PD­ja, por edhe aleati i saj historik, Partia Republikane.
“Durrësi e meriton t’i kthehet qytetaria. Jam e bindur që sot shënojmë një etapë tjetër. Do kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë. Do kthejmë fitoren që e meriton Durrësi duke i kthyer mirënjohjen PD që më dha shansin për të fituar besimin tuaj dhe e di që do ta kem”­ tha ajo.

GARA PER TIRANEN, BASHA KANDIDON HALIM KOSOVEN
Partia Demokratike pritet të bëjë publike kandidaturën e së djathtës për bashkinë e Tiranës. Mediat shkruajnë sot se pas disa sondazheve të zhvilluara në Tiranë, ku PD-­ja testoi fillimisht 10 emra dhe më pas duke i reduktuar në katër emrat më të kuotuar, mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka rezultuar si një prej më të mbështeturve në Tiranë.

Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Besnik Aliaj kanë qenë katër emrat më të kuotuar nga lista e propozimeve të ardhura prej 11 degëve të PD-­së në Tiranë. Kontributi që ka dhënë Kosova si mjek, por dhe si ish­drejtues i spitalit “Mbretëresha Xheraldinë” ka bërë që ai të ketë mbështetjen më të madhe për të sfiduar për një mandat në Bashkinë e Kryeqytetit. Por, edhe rezultatet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve në njësinë 5 që konsiderohet bastion i së majtës, kanë rritur mbështetjen e PD-­së për kandidaturën e tij.

(m.k/ma.ar/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: