Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shpërndarë qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore, duke u shprehur prerë se kushdo që minon garancinë për standarde zgjedhore, nuk do zgjedhje demokratike.

Sipas Bashës, PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur për kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha mbajti këtë qendrim, pasi Rama u tërhoq dhe bllokoi dje në Këshillin Politik konsensusin për identifikimin biometrik në zgjedhje.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb