Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, deklaroi se të gjithë demokratët do e vazhdojnë luftën e tyre kundër çdo padrejtësie.

Basha theksoi se të gjithë demokratët dhe shqiptarët duhet që të luftojnë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill. Me këtë votë të qartë ju vendosët  se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si pariti, një Shqipëri demokratike.

Me këtë votë të qartë treguat se mbani brenda vetes besimin se ne mund ta ndryshojmë këtë vend, jo me mjetet e të keqes, as me forcën e verbër të pushtetit të bërë njësh me krimin dhe oligarikinë, por forcën e vlerave, me besimine njerëzve të lirë që pa asnjë pushtet japin gjithcka që vendi të ndryshoj për mirë.

Sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo që kemi zgjedhur është rruga e drejtë por po kështu edhe rruga  më e vështirë.

Ndaj vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate të pamposhtur përballë pabarazive të mëdha, unë e lexoj qartë vullnetin tuaj, e dëgjoj me vëmendje zërin tuaj, i njoh zemrat tuaja ndaj e di që sot, në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, nuk prisni gjë tjetër prej meje vecse t’ju them atë për të cilën erdha të kërkoj mbështetjen tuaj gjatë kësaj garë: Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë.  Edhe njëherë për demokracinë, edhe njëherë për Shqipërinë edhe njëherë për shqiptrarët, deri në largimin e kësaj pakice që mban peng vullnetin e tyre.

Padyshim ajo që na pret përpara nuk është më e lehtë se ajo që kemi lënë pas.  Por, unë e di që me forcën që na kanë dhënë shqiptarët në 25 prill dhe me vendosmërinë që treguat nëpërmjet votës tuaj, shpresa për demokraci dhe për ndryshim nuk do të zhduket nga ky vend. Unë e di që bashkë me shumicën e shqiptarëve ne do ta rrëzojmë këtë regjim!  Prandaj ne do të luftojëm çdo ditë,  për çdo shqiptar, kundër cdo padrejtësie, me çdo mjet, në çdo forum, të brendshëm dhe të jashtëm, do marrim mbi supe cdo përgjegjësi që në sa më pak kohë t’I kthejmë vendit legjitimitetin dhe demokracinë. Bashkë, të gjithë bashkë, të sjellim një të ardhme më të mirë për për për fëmijët shqiptarë, për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Demokratë dhe demokrate, ju falenderoj nga thellësia e zemrës për besimin tuaj. Unë e mirëpres këtë përgjegjësi dhe jam gati të luftoj me gjithë forcën time që ta kthej në shërbim ndaj jush dhe Shqipërisë!  Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: