TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së dhe diplomatit Marko Bello. Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes, miqve dhe kolegëve, Basha e cilëson ish-deputetin e PS një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit.

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!

Whatsapp Image 2020 12 04 At 09.56.28
Whatsapp Image 2020 12 04 At 09.56.28

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb