TIRANE- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nderuar sot Mihal Luarasin, duke e cilësuar shembullin e lirisë së pamposhtur të shpirtit artistik dhe simbol i ringritjes nga persekucioni i filistinëve të diktaturës, drejt dritës së përjetshme.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së, Basha, shprehet: “Artistët dhe artdashësit shqiptarë i dhanë sot lamtumirën njërit prej regjizorëve më të guximshëm dhe inovatorë të Teatrit dhe të Operas dhe Baletit, Mihal Luarasi. Duke shprehur ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, përkulem me mirënjohje para veprës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për artin dhe kulturën shqiptare”.

“Luarasi mbetet shembulli i lirisë së pamposhtur të shpirtit artistik dhe simbol i ringritjes nga persekucioni i filistinëve të diktaturës, drejt dritës së përjetshme të një publiku dhe kombi mirënjohës. U prehtë në paqen e Zotit!”, thekson Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb