Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga zyrat e FRD pas përplasjes së dhunshme ditën e sotme ku Policia Bashkiake kërkoi lirimin e zyrave.

Lideri demokrat në shenjë rezistence dhe mohimi ka grisur në ambientet e jashtme shkresën e Bashkisë që i kërkonte FRD të lironte zyrat.

Basha denoncon se Rama ka darkuar para dy netësh me kriminelët në kryeministri, madje thotë se ka më shumë pushtet për Enver Hoxhën, por ai thotë se opozita nuk trembet.

Për Bashën skenat e dhunës do të vijojnë në rast se 25 prilli nuk kthehet në ditën e thyerjes së statu-quosë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

” Para disa ditësh, një mik i huaj shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruante, duket qartë se fitorja po vjen.Kam vetëm një këshillë mjekësorë, humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Bisha e plagosur. Bisha nuk ka shans të trembësh e frikësosh popullin. Nuk ke shans të trembësh opozitën, që ka marrë misionin për të përfaqësuar qytetarët.

25 prilli është ditë ndryshimi. Këtë e dini ju, e dimë ne, e dinë ndërkombëtarët që na kanë qëndruar pranë. Këtë e di edhe Rama. Ngjarja e sotme është në një seri ngjarjesh, ka humbur mendjen. Ka dalë nga fiqiri prej panikut të humbjes dhe drejtësisë që e pret atë që e kanë shndërruar Shqipërinë në një strehë të oligarkisë.

Shqiptarët e dinë sepse e kanë vuajtur dhunën e këtij shteti ndër vite. E kanë vuajtur mbi 30 mijë qytetarë të marrë me forcë nga banesat e tyre sepse nuk paguanin dot energjinë. Mijëra qytetarë, taksapagues që u larguan nga puna vetëm mbi kriteret e banditizmit dhe propagandizimit. Dhunën e kanë ndjerë mijëra qytetarë, banesat e të cilëve janë shembur pa ligj. Dhjetëra fëmijë nga gazi lotsjellës, artistët me Teatrit, bizneset prej familentit, të rinjtë shqiptarë që largohen nga Rama. E kanë ndjerë studentët. Dhuna e Ramës është sjellja e shtetit të kapur prej tij, burimi i gjithë të këqijave. Dhuna nuk është zgjidhja, optimizmi nuk mungon. Ju përsërit zotimin dhe angazhimin tim, të PD, Aleancës për Ndryshim, dhe koalicionit tonë bashkë me LSI se jemi të vendosur të sjellim ndryshimin. ASgjë nuk e ndal ndryshimin, as dhuna, as krimi dhe asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Edi Ramës. Ju ftoj të jemi bashkë e të vendosur. Shqipëria duan të kthehet në rrugën e duhur, I them pakicës absolute, Ramës, kriminelët që ke darkuar para dy netësh në kryeministri. Jeni një grusht njerëzish, ju nuk e ndalni dot ndryshimin. Më 25 prill zgjedhja është e qartë. Ose mbetemi këtu ku kemi qenë 2 vite me radhë. Rama ka pasur më shumë pushtet se Enver Hoxha. Shqipëria s’ndryshon pa u larguar Edi Rama. Këto skena do të vijojnë nëse 25 prilli mbetet dita e statu-quosë. S’ka shans mbi tokë që kjo të ndodhë. Shqipëria do i kthehet shqiptarëve. Edi Rama do të largohet, dhe ne të gjithë do të nisim rrugën e ndryshimit.”- tha Basha.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb