TIRANE- Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook , teksa hedh akuza në drejtim të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për lidhjet e tij me bandën e Shijakut të arrestuar javën e kaluar për trafik droge.

Sipas kryedemokratit, restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos. Basha thotë në video se Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës.

Në video shfaqet edhe një pjesë e  deklaratës së Dakos bërë në emision Opinion gjatë kësaj jave ku thotë ndër të tjera se: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.

“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”- shkruan Basha në videon e publikuar.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb