TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para simpatizantëve nga selia e PD pas protestës së sotme tek Parlamenti dhe dorëzimit të mandateve në Kryesinë e Kuvendit së bashku me protestuesit. Në selinë blu ishte e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha tha se sot opozita dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçi parlamentit të krimit duke u rreshtuar me krah qytetareve si njerëz të thjeshtë.

“Misionarë të shpresës opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese që nuk do ndalet derisa të largojmë kryehajdutin. Në çdo cep të Shqipërisë le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme dhe popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, largimin e Maduros dhe për të rikthyer në çdo vatër besimin se e nesërmja po vjen, po miq Shqipëria do të ketë të ardhme dhe kjo nuk i takon kriminaleve, Nicave, Shullzëve, narkotrafikantëve, oligarkëve hajdutë që u kanë hequr bukën e gojës fëmijëve tuaja, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Ramës dhe bandës së tij hajdute.”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb