TIRANË

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar sot me një mesazh në “Facebook”, Kryengritjen e Postribës, teksa shkruan se në nderim të këtij kalvari sakrificash sublime është në dinjitetin tonë si komb që këtë ngjarje ta kujtojmë dhe respektojmë jo vetëm çdo 9 shtator.

Ai thekson se eposi i Postribës dhe martirëve të saj meriton një vend nderi në historinë e Shqipërisë. Sipas tij, vetëm si e tillë, ne dhe dhe brezat më pas do të mund të respektojmë të shkuarën tonë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.

“8 shtatori i 1946-s shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të përballjes së shqiptarëve me instalimin e diktaturës komuniste.
Shtypja e Kryengritjes së Postribës në mënyrë të përgjakshme i tregoi shqiptarëve se përballja me regjimin komunist do të ishte e pamëshirshme dhe me pasoja të rënda. Vrasja dhe persekutimi i familjeve më të rëndësishme të kohës ishte tregues i qartë se përgjatë gjithë ekzistencës së tij gjakatare, komunizmi nuk do të kursente elitën e vendit.
Pushkatimi pa gjyq i 28 martirëve të Postribës dhe ekzekutimi më pas i dhjetëra të tjerëve, persekutimi që përndoqi familjet e tyre për dekada, përbëjnë dëshmi rrëqethëse të sakrificave të pashembullta përballë instalimit të një diktature nga më të egrat në botë.
Në nderim të këtij kalvari sakrificash sublime është në dinjitetin tonë si komb që këtë ngjarje ta kujtojmë dhe respektojmë jo vetëm çdo 9 shtator. Eposi i Postribës dhe martirëve të saj meriton një vend nderi në historinë e Shqipërisë. Vetëm si e tillë, ne dhe dhe brezat më pas do të mund të respektojmë të shkuarën tonë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme. Ku e shkuara dhe të vërteta e saj të jenë baza për të ndërtuar një shoqëri të bazuar tek vlerat dhe nderimi për të kaluarën.
Lavdi përjetë heronjve të Postribës!”, deklaron Basha.

Basha Fb
Basha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb