TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca duke kujtuar gjykatësin italian Giovanni Falcone në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia. Basha shkruan se Falcone është frymëzim për çdo magjistrat dhe thekson se ndëshkimi i korrupsionit politik dhe krimeve elektorale janë parakusht për BE.

““Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e ?? në ??.”, shkruan Basha.

Basha Twitter
Basha Twitter

Ndërkohë ambasadori Soreca shkruan se: “Kanë kaluar 28 vjet që kur mafia vrau Giovanni Falcone. Por jo shembullin e tij, angazhimin e tij moral, idetë e tij. ‘Burrat ikin, idetë mbesin. Tensioni i tyre moral mbetet dhe ata do të vazhdojnë të ecin në gjurmët e burrave të tjerë’. Faleminderit gjithmonë, sot si atëherë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb