TIRANE- Këngëtarja Elhaida Dani do të performojë mbrëmjen e sotme në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizion, ku shkodrania do të përfaqësojë vendin tonë me këngën “I’m alive”. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar suksese këngëtares shqiptare, ndërsa ka ftuar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të mbështesin Elhaidën drejt fitores.

“Sonte Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Duke i uruar suksese Elhaidës, ftoj te gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit te Shqipërisë, të votojnë sonte për këngën “I’m alive“ nga Elhaida Dani, me KODIN 14. Të gjithë bashke te mbështesim Elhaida Danin dhe të çojmë Shqipërinë drejt fitores!”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb