TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me qëndrimin kritik që kryeministrit Edi Rama mbajti ndaj gazetarëve sot në një komunikim që bëri nga jashtë Kuvendit.

Në një postim në faqen e tij të “Facebook’-ut Basha tha se sjellja e Ramës ishte banalitet rrugaçëror, ndërsa ‘kërcënimet’ ndaj gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik të tij. Mes të tjerash Basha theksoi se Rama është marrë peng nga Tahiri.

MESAZHI I BASHËS
Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psiqik dhe njerëzor, ndaj po ushtron dhunë verbale kundër çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.
Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.
Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: