TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu.

Përmes një postimi të shkurtër në ‘Facebook’ lideri i opozitës theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të njohë fuqizim në sfidat e përbashkëta të së ardhmes.

“Takim i përzemërt me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu. Një histori e konsoliduar mbështetje dhe bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona e cila do të njohë fuqizim në sfidat e përbashkëta të së ardhmes”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga takimi në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb