POGRADEC

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka surprizuar shumëkënd sot duke rrëfyer diçka nga jeta private. Nga takimi që pati me të rinjtë në Pogradec, Basha tha se sot bënte 15 vite martuar dhe se lidhjen e kishte pagëzuar në hotel Turizmi në këtë qytet.

Biseda nisi pasi kryedemokrati i mori telefonin një të riu dhe iu përgjigj dikujt në telefon.

Basha: (me një iPhone në dorë) Jemi në prag të një revolucioni…
(Ndërpret fjalën dhe i përgjigjet thirrjes).

Basha: Besi një sekondë se është në takim…

Mund të tregojmë një sekret, që Besi ishte me një ikonë me sytë me zemra… Qyteti i dashurisë ky. Nuk e them kot. T’ju them dhe diçka personale se sot kam 15-vjetorin e martesës. Por lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, këtu tek hotel Turizmi. Meqë të ekspozova diçka personale të thashë dhe diçka personale, jemi të barabartë tani.
Ndiqni momentin në videon e mëposhtme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb