TIRANË

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka votuar sot për kryetarin e ri të PD, ku në garë është edhe vetë përballë tre kandidatëve të tjerë, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Në fund të votimit në selinë qendrore në Tiranë, Basha falënderoi të gjithë demokratët, si dhe komisionerët, duke thënë se ky është një proces unik e me vlera.

Sipas Bashës, me këto vlera ka nisur beteja e demokratëve për ndryshime dhe me to do të çojë deri në rrëzimin e regjimit.

“Së pari, dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik. Dua të falënderoj gjithë demokratët në mbarë vendin, komisionerët. Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb