Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka ngritur dyshime mbi punw e SPAK sa I pwrket rastit tw ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Duke komentuar hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe faktin se Prokuroria e Posaçme nuk ka paraqitur deri tani një kërkesë të dytë në Kuvend për autorizimin e arrestimit të saj, Noka tha se kjo situatë e bën skeptik për mënyrën se si po procedohet me çështjen. Sipas Nokës, Rama nuk mund ta braktisë politikisht Ballukun, pasi kjo e fundit disponon prova që mund ta implikojnë kryeministrin. Deputeti demokrat e cilësoi atë që po ndodh si një “dorëzim të kontrolluar”.

Por akuzat e tij shkuan më tej, teksa foli edhe për Ergys Agasin. Noka pretendoi se arrestimi i tij është bërë “me urdhër të Ballukut” dhe se kjo ka shkaktuar tension të fortë me kryeministrin.

“Një nga arsyet pse e shoh me skepticizëm aktivitetin e SPAK është se çështja Balluku duhet të ishte mbyllur me kohe, duhet të ishte sjellë kërkesa e dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut. Çështja që po e zvarrisin flet për një ujdi me Ramën.
Belinda e ka me prova të kapur nga fyti Ramën. Ram nuk e lëshon dot. Bëhet një dorëzim i kontrolluar, që do të thotë kur ata i turren me prova e fakte, ai e mbroj por lejon të dali diçka e ë vonë të thotë nuk kam çfarë të të bëj. Sepse nëse ajo e kupton që ai po e lëshon e merr me vete.
Sot janë në tension sepse me urdhër të Ballukut është arrestuar Agasi dhe Rama është tërbuar. Agasin dhe Suelin është gati t’i mbrojë me kokën e vet”, tha ai.

Hetimi ndaj Ballukut është zgjeruar gjatë javëve të fundit. SPAK ka bërë të ditur se ka evidentuar fakte të reja penale dhe ka sekuestruar një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, për të cilën Prokuroria pretendon se është pasuri faktike e fshehur e ish-zëvendëskryeministres.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb