BERAT

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Berat vizitoi një kantinë vere në zonën e Peshtanit, ndërsa prej aty tha se transformim i kantinave në një atraksion turistik do të këtë mbështetjen e pakursyer të qeverisë.


Shefi i qeverisë nuk kurseu batutat me pronarin e kantinës teksa shtoi se bindja politike nuk e zbeh dëshirën e bashkëpunimit për të mirën e turizmit. Rama tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes një socialisti dhe një demokrati, kur emërues të ‘përbashkët’ kanë zhvillimin dhe punën.


“Pa ndihmën e shtetit, megjithëse ti je demokrat, ti nuk e arrije këtë gjë. Shiko sa bukur e kë bërë. E paske qarë. E sheh sa bukur e ke bërë. Paska bërë efekt mbështetja. Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokratik, ku të dy kanë qellim zhvillimin dhe punën”, tha Rama.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: