Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen Balluku vijojnë, teksa raportohet se në dyert e organit të akuzës janë paraqitur sot vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi.
Thirrja e dy emrave të njohur të fushës së arkitekturës dhe projektimit vjen në kuadër të zgjerimit të hetimeve pasuritore dhe proceduriale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë.
Paraqitja e vëllezërve Eftimi në SPAK lidhet me verifikimet e thelluara që hetuesit po kryejnë mbi rrjetin e investimeve luksoze, projektet e financuara dhe pasuritë e fshehura të sekuestruara përmes komunikimeve elektronike të Balllukut.
