Leonita Lekaj, bashkëshortja e futbollistit shqiptar Granit Xhaka ka një arsye më tepër për të festuar gjatë ditës së sotme. Bukuroshja shqiptare ka ditëlindjen dhe ka mbushur plot 26 vjet, por mesazhi i ndjerë i Granitit duket se është një arsye më shumë për t’u ndjerë mirë.

Përveç shumë urime të miqve dhe familjarëve, nuk ka munguar edhe përgëzimi i bashkëshortit, Granit Xhakës. Futbollisti i Arsenalit ka përzgjedhur fjalët më të bukura për gruan, të cilën e quan edhe “Bebilino”.

Postimi i Granit Xhakës
Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe 100 vjeç.
Zemër ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qëndron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shummm shummm.
Kjo ditë zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por edhe për mua. Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti.
Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë.
Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë.
Të premtoj që gjithonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq.
Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im!
Te duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: