Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së sotme në kryeqytet, ku disa prej protestuesve kanë çarë gardhin metalik të vendosur nga forcat e policisë dhe kanë sfiduar urdhrat për t’u tërhequr.
Në pamjet e publikuara dëgjohet thirrja “Bashkohuni”, ndërsa një pjesë e protestuesve lëvizin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke krijuar momente përplasjeje dhe tensioni me forcat e rendit.
Protestuesit janë mbledhur te Kryeministria, ndërsa nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e policisë.
