Deputetja e Partisë së Lirisë është shprehur kundër bashkimit të 3 interpelancave me ministren e Shëndetësisë Evis Sala.

Ajo u shpreh se çështjet që do të diskutohen janë mjaftueshëm të rëndësishme që të trajtohen veçmas, ndërsa shtoi se në Onkologjik mungojnë barnat dhe poltronet. Pacientët sipas saj bëjnë kimioterapi në karrige.

“Ka tre muaj që kam kërkuar interpelancë për Onkologjikun mungesën e barnave dhe poltronët.
Sot thoni bashkojmë interpelancat në mënyrë jo ligjore dhe jo kushtetuese. Meqë ministrja ka shkumë punë interpelancat të bëhen në seanca të ndara. E bëni këtë që të shmangni llogaridhënien për çështje jetike. Pas datës 20 nuk bëjnë analiza shqiptarët. Po u sëmure me datë 25 Zoti qoftë me ty. Mendoni se këto tema nuk janë të rëndësishme? Po përpiqeni të deformoni llogaridhënien, kjo është e pa pranueshme. Kjo që po bëni është e papranueshme, po flasim për shëndet e të sëmurë me kancer, jo për kopshtin Eden dhe verën 33 mijë euro të Ramës. E kuptoj që ju ministrat dhe kryeministrat e zgjidhni te privati dhe jashtë vendit, po qytetarët presin në radhë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb